Dita e 56-të e protestës, qytetarët: Rama na ke prerë në besë, dorëhiqu

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e 56-të. Ashtu si çdo mbrëmje gjatë javëve të fundit, qytetarët pritet të mblidhen sërish para Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në tubimin e një dite më parë, protestuesit iu përgjigjën deklaratave të Ramës, i cili gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste prezantoi platformën “Besa”, duke folur për një marrëdhënie të re me qytetarët.

Nga podiumi para Kryeministrisë, aktivistët deklaruan se kjo thirrje vjen me vonesë. Sipas tyre, besimi i qytetarëve është humbur dhe nuk rikthehet me platforma apo premtime të reja. Gjatë fjalimeve, ata akuzuan kryeministrin se po përpiqet të zbusë revoltën qytetare, ndërsa theksuan se kërkesa e protestës mbetet e pandryshuar: largimi i Edi Ramës nga pushteti.

Protestuesit kërkuan gjithashtu krijimin e një qeverie tranzitore, e cila sipas tyre do të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pas fjalimeve, qytetarët zhvilluan marshimin e përnatshëm në rrugët e Tiranës, me thirrje si “Rama ik”, “Dorëheqje” dhe “Shqipëria nuk dorëzohet”.

Edhe këtë mbrëmje, protesta pritet të vijojë për të 56-ën ditë radhazi. Organizatorët kanë bërë të qartë se tubimet do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore që është dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top