Këlliçi: Aferat e Ramës nuk janë hetuar, korrupsioni vetëm është rritur

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka akuzuar institucionet e drejtësisë së re për dështim në luftën kundër korrupsionit, duke deklaruar se shqiptarët kanë shpenzuar afro 500 milionë dollarë për funksionimin e tyre, ndërsa, sipas tij, aferat më të mëdha korruptive nuk janë hetuar deri në fund.

Në një deklaratë për mediat, Këlliçi tha se mazhoranca mbylli seancën e fundit parlamentare për të penguar opozitën të diskutonte si për Reformën Territoriale, ashtu edhe për bilancin e institucioneve të drejtësisë.

Këlliçi u ndal te dosja e inceneratorëve, duke argumentuar se hetimet kanë zgjatur me vite, ndërsa dëmi ekonomik është rritur. Ai deklaroi se në rastin e Inceneratorit të Tiranës, SPAK ka konstatuar se nga kontrata janë përfituar 110 milionë euro, ndërsa investimet reale kanë qenë vetëm 21 milionë euro.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top