Banka Qendrore Evropiane ka prezantuar 10 propozime për dizajnin e serisë së re të kartëmonedhave euro. Qytetarët europianë do të kenë mundësinë të votojnë për modelet e preferuara, ndërsa dizajni përfundimtar pritet të zgjidhet pas konsultimit publik.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja modelet e reja janë ndërtuar mbi dy tema kryesore, ‘Kultura Europiane’ dhe ‘Lumenjtë dhe zogjtë’, që synojnë të pasqyrojnë identitetin, trashëgiminë dhe natyrën e kontinentit. Në garë kanë qenë mbi 1 mijë propozime nga dizajnerë europianë, nga të cilat një juri ekspertësh përzgjodhi 10 finalistet.
Anketa publike do të jetë e hapur deri më 21 shtator 2026 dhe rezultatet do të ndihmojnë Bankën Qendrore Europiane në vendimin përfundimtar. Kartëmonedhat e reja do të kenë gjithashtu elemente të avancuara sigurie për të luftuar falsifikimin dhe për t’u bërë më të aksesueshme për personat me probleme shikimi.