Policia belge arrestoi të premten një praktikante në selinë strategjike të NATO-s të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE), duke dyshuar se ajo “spiunonte në emër të një vendi të tretë dhe se ishte anëtare e një organizate kriminale”, shkroi Zyra e Prokurorit Federal Belg në një deklaratë të shtunën.
Praktikantja, një shtetase kanadez me origjinë kineze, “kishte rënë në vëmendjen” e shërbimeve të sigurisë të SHAPE, komandës strategjike të NATO-s për operacionet në Mons të Belgjikës.
Autoritetet belge kontrolluan shtëpinë dhe zyrën e saj të enjten. Prokurorët belgë nuk dhanë detaje të mëtejshme se për çfarë dyshohet gruaja.