Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet kritikave për Paketën e Maleve, për të cilën protestuesit kanë kërkuar edhe shfuqizimin me argumentin se po shitet Shqipëria.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestat masive që kanë përfshirë vendin, duke u ndalur te Paketa e Maleve.
Ai tha në një komunikim në Facebook se ata që gjykojnë nga kafeneja këtë ligj.
“Përshëndetje të gjithëve për në Theth, për paketën e maleve. Çfarë kanë me paketën e maleve? A e dinë vallë se çfarë ka ligji? E kanë kuptuar arsyet se pse lindi paketa e palëve?! E thashë në mënyrë të drejtpërdrejtë, doja të ndaja disa informacione. Nuk e di sa janë të informuar ata që malet i shohin nga qyteti, politikën e gjykojnë nga kafeneja. Në Shqipëri ka disa territore, në mënyrë të posaçme në veriun e vendit, ku banorët, komunitetet nuk e kanë njohur, pranuar ligjin e ndarjes së tokës. Për këtë arsye, ata kanë ndarë tokën mes veti, sepse “7501-i), nuk kanë ndarë se çfarë kanë pasur në të shkuarën.
Malet po hapen për ata që në male kanë trashëguar një pronë. Këtu jemi në kushtet kur njerëz që kanë një pemëtore që e mirëmbajnë dhe për të cilën kanë pamundësi që të kenë letrat, mund të pajisen me një leje për të bërë një agro-përpunim. Në kushtet ku mijëra emigrantë kanë shprehur interes sepse duan të investojmë. Paketa e maleve është një politikë për njerëzit, për të drejtën e pronës, që i shkon për shtat atyre që për shumë vite nuk kanë mundur të kthejnë pronën e tyre në një aset”, tha Rama. Kujtojmë se prej 52 ditësh Tirana dhe jo vetëm është përfshirë nga protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe anulimi i disa ligjeve, mes tyre Paketa e Maleve apo dhe atë të Investimeve Strategjike.