PS ndryshoi rendin e ditës, Berisha “shpërthen” ndaj Peleshit

Me ndryshimin e rendit të ditës, kërkesë e bërë nga PS-ja, ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në akuza në drejtim të kryeparlamentarit Niko Peleshi. Berisha tha se Peleshi do të mbahet mend në histori si vasali më i shpifur i Ramës, ndërsa kujtoi protestat masive që po mbahen prej 51 ditë në vendin tonë.
Ndërkohë, Peleshi e paralajmëroi se do të merrte masa ndaj tij për gjuhën e përdorur.

Berisha: Do të mbetesh në histiorinë e vendit si vasali më i shpifur i Edi Ramës si armik i egër i Kushtetutës dhe të drejtave kushtetuese të deputetëve, si armik I procesit të integrimit të vendit. Ka një muaj që janë dorëzuar amandamentet për amendimin e ligjit, për të cilat, BE, KE, PE kërkojnë të amendohen.
Protesta më e fuqishme që nga vitet 90 kërkon të anulohet ligji. Ti me përgjegjësi personale.

Peleshi: Mu drejto me etikë, nuk të drejtohem me ti. Do t’u ndërpres sa herë që shkel rregulloren, madje do të marr edhe masa për të gjithë ata që përdorin një përrua fjalësh që nuk na takon.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top