Protestuesit “shënjestrojnë” me vezë automjetet e Çuçit dhe Kumbaros

Seanca plenare e ditës së sotme është shoqëruar me tensione të larta përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ku qytetarët janë mbledhur për të protestuar kundër klasës politike.

Në momentin e hyrjes së tyre brenda perimetrit të institucionit, automjetet e ministrit Bledi Çuçi dhe ministres Mirela Kumbaro janë bërë objekt i protestuesve. Këta të fundit kanë qëlluar drejt makinave zyrtare me vezë, duke shprehur në këtë mënyrë revoltën e tyre ndaj përfaqësuesve të qeverisë.

Në vezët e hedhura drejt makinave, protestuesit kishin shkruar emrat e ligjvënësve dhe të kryeministrit Edi Rama, duke e kthyer këtë gjest në një simbolikë të pakënaqësisë së tyre.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top