Forcat e Policisë kanë ndërhyrë paraditen e sotme për të zhvendosur grupin e protestuesve që ishin grumbulluar para godinës së Kuvendit. Pavarësisht temperaturave të larta, qytetarët nuk janë tërhequr, duke vijuar rezistencën e tyre që ka hyrë tashmë në ditën e 51-të.
Zhvendosja e protestuesve vjen pak kohë përpara seancës plenare, e cila është parashikuar të nisë rreth orës 12:00 dhe shënon seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar.
Përveç tubimit para Parlamentit, axhenda e protestuesve është e ngjeshur, pasditen e sotme, ata pritet të mblidhen sërish për protestën e përditshme para godinës së Kryeministrisë.