Sot seancë plenare, por edhe protestë përpara Kuvendit/ Tubuesit presin deputetët me vezë në duar

Ditën e sotme do të mbahet seancë plenarë, e parafundit, përpara mbylljes së këtij sesioni. Pritet që seanca të nisë në orën 12:00. Protestuesit kanë paralajmëruar një ditë më parë se sot do të mblidhen përpara Kuvendit. Protestuesit tashmë kanë nisur të grumbullohen përpara parlamentit.

Tubuesit kanë marrë me vete vezë, duke paralajmëruar një formë proteste më aktive ndaj deputetëve dhe institucionit. Në hyrje të parlamentit janë shtuar masat e sigurisë. Pritet të shihet nëse protesta do të përshkallëzohet me mbërritjen e deputetëve.

Vëmendja është përqendruar edhe te opozita. Mbetet për t’u parë nëse deputetët opozitarë do të qëndrojnë vetëm në sallën e Kuvendit apo do t’u bashkohen qytetarëve jashtë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top