Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut/ Tre shqiptarë nga Kosova gjenden të pajetë në automjetin e përmbysur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik këtë të hënë, pasi tre shtetas nga Kosova, të cilët ishin shpallur të zhdukur prej dy ditësh, janë gjetur pa shenja jete në një aksident tragjik.

Viktimat, një burrë dhe dy gra u gjetën brenda një automjeti tip “Mercedes” me targa gjermane, i cili kishte dalë nga rruga dhe ishte përmbysur në aksin nga pikëkalimi kufitar i Bllacës drejt Shkupit.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, rasti është raportuar mbrëmjen e së shtunës, më 19 korrik, rreth orës 22:35. Pas mbërritjes në vendngjarje, ekipet policore dhe mjekët e Ndihmës së Shpejtë konfirmuan vdekjen e tre pasagjerëve.

Autoritetet bëjnë me dije se zhdukja e tyre ishte denoncuar zyrtarisht në Stacionin Policor “Bit Pazar” pak orë para gjetjes së mjetit, në orën 13:40. Kontakti i fundit me tre viktimat ishte regjistruar më 18 korrik, rreth orës 22:15, kohë kur ata ndodheshin në aeroportin e Shkupit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top