Trump kritikon Kanadanë për keqmenaxhim të zjarreve, paralajmëron tarifa të reja

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar Kanadanë me vendosjen e tarifave të reja tregtare, duke e akuzuar për “neglizhencë të qëllimshme” në menaxhimin e zjarreve masive pyjore që kanë mbuluar me tym një pjesë të madhe të veriut të ShBA-së, shkruan BBC.

Në një postim në Truth Social, Trump deklaroi se “Shtetet e Bashkuara po pushtohen pa nevojë nga ajër i pistë, i ndotur dhe i pashëndetshëm”, dhe tha se do të kërkojë shpjegime nga kryeministri kanadez Mark Carney për mënyrën se si po menaxhohen pyjet dhe zjarret.

Sipas autoriteteve kanadeze, aktualisht janë aktive rreth 888 zjarre pyjore, shumica jashtë kontrollit, ndërsa mbi 190 prej tyre ndodhen në provincën e Ontarios.

Reagimi i Trumpit vjen pasi disa ligjvënës republikanë kritikuan Kanadanë për mungesë veprimi, duke paralajmëruar se ShBA-ja mund të shqyrtojë një rol më të drejtpërdrejtë në luftën kundër zjarreve nëse situata nuk përmirësohet.

Nga ana tjetër, i pari i Ontarios, Doug Ford, u përgjigj se në vend të kritikave, ShBA-ja duhet të ofrojë ndihmë.

“Ndoshta, në vend që të ankoheni, dërgoni mbështetje dhe ndihmë, sepse ne kemi bërë të njëjtën gjë për miqtë tanë amerikanë gjatë zjarreve në Kaliforni dhe uraganeve në Karolinën e Veriut”, tha Ford.

Edhe kryeministri kanadez Mark Carney theksoi se ndryshimet klimatike janë një përgjegjësi globale dhe se Kanadaja dhe ShBA-ja duhet të bashkëpunojnë për përballimin e katastrofave natyrore.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top