Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Prokuroria e Tiranës zgjat me 3 muaj hetimet

Prokuroria e Tiranës ka vendosur të zgjasë me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Sipas vendimit, shtyrja e hetimeve është bërë pasi nevojiten veprime të tjera hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, avokati i autorit të dyshuar, Elvis Shkambi, ka reaguar duke kundërshtuar vendimin e Këshillit të Qarkut për miratimin e propozimit që gjyqtari i ndjerë të shpallet “Dëshmor i Atdheut”.

Sipas avokatit, nuk ekziston një bazë ligjore e mjaftueshme për një vendim të tillë, pasi çështja penale nuk ka përfunduar ende me një vendim të formës së prerë që përcakton fajësinë. Ai argumenton se, në kushtet kur procesi gjyqësor është ende në zhvillim dhe nuk ka një vendim përfundimtar, propozimi për shpalljen e Astrit Kalajës “Dëshmor i Atdheut” nuk mbështetet në kriteret ligjore.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top