Ish-ministrja dhe deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka publikuar dokumentin që ka dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, në lidhje me mocionin për hapjen e dialogut kombëtar mbi “Marrëveshjen e Re për Shqipërinë”.
Në dokumentin e saj, Spiropali kërkon më shumë demokraci brenda partisë, ndarje të qartë mes shtetit dhe politikës, si dhe një administratë publike që t’i shërbejë qytetarëve dhe jo individëve me pushtet.
Ajo thekson se energjia qytetare nuk duhet parë si kërcënim, por si një mundësi për reflektim dhe vetëkorrigjim. Spiropali shkruan se protestat nuk duhet të shtypen apo injorohen, por të shërbejnë si një moment reflektimi për mazhorancën.