Madonna hyn në histori: Bëhet artistja e parë që renditet me albume në vendin e parë në SHBA në pesë dekada

Madonna ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e saj muzikore me albumin e 15-të në studio, “Confessions on a Dance Floor: Part II”, i cili debutoi në vendin e parë të klasifikimit amerikan Billboard 200.

Ky është albumi i dhjetë i artistes që kryeson këtë listë, duke e vendosur atë në të njëjtin nivel me rekordin e mbajtur nga The Beatles. Me këtë arritje, Madonna është bërë edhe artistja e parë femër që ka pasur një album numër një në pesë dekada të ndryshme.

Albumi, i publikuar më 3 korrik, pati një paraqitje të fuqishme në treg, veçanërisht falë shitjeve fizike, me 114 mijë kopje të shitura gjatë javës së parë, si dhe 19 mijë njësi të lidhura me dëgjimet në platformat online.

Në një reagim për fansat, këngëtarja 67-vjeçare shprehu falënderimin për mbështetjen e tyre.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë sa mirënjohëse dhe e befasuar jam nga pritja e jashtëzakonshme që ka marrë Confessions on a Dance Floor: Part II”.

Madonna tha se synimi i saj ishte të sillte energji pozitive dhe gëzim përmes muzikës, duke shtuar se suksesi i projektit ishte një surprizë edhe për të.

Krahas suksesit komercial, albumi ka marrë vlerësime të mira edhe nga kritikët muzikorë dhe është renditur ndër publikimet më të vlerësuara të muzikës pop për vitin 2026.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top