Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me dije se Mali i Zi ka mbyllur tashmë më shumë se gjysmën e kapitujve të negociatave.
Në një postim në platformën “X”, Kos shkruan se këtë të martë Mali i Zi ka mbyllur kapitujt mbi Politikën e Konkurrencës dhe Bashkimin Doganor, duke e çuar totalin në 18 nga 33 kapituj negociues.
Komisionerja shkruan se reformat sipas këtyre dy kapitujve nënkuptojnë operimin sipas të njëjtave rregulla si në pjesën tjetër të BE-së, me më pak barrë administrative dhe më pak kontrolle në kufij, duke krijuar më shumë mundësi si për bizneset malazeze ashtu edhe për ato evropiane.
Ajo thekson se është koha që Mali i Zi të dyfishojë reformat dhe finalizojë procesin e integrimit.
Postimi i plotë:
Mali i Zi ka mbyllur tashmë më shumë se gjysmën e kapitujve të negociatave. Në këtë Super të Martë për Zgjerimin, ai mbylli kapitujt mbi Politikën e Konkurrencës dhe Bashkimin Doganor, duke e çuar totalin në 18 nga 33 kapituj negociues.
Reformat sipas këtyre dy kapitujve nënkuptojnë operimin sipas të njëjtave rregulla si në pjesën tjetër të BE-së, me më pak barrë administrative dhe më pak kontrolle në kufij, duke krijuar që sot më shumë mundësi si për bizneset malazeze ashtu edhe për ato evropiane. Tani është koha për të dyfishuar reformat dhe për ta çuar Malin e Zi në vijën e finishit.