FMN paralajmëron Evropën: Borxhi publik rrezikon të dalë jashtë kontrollit

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se dinamika e borxhit publik në Evropë mund të dalë jashtë kontrollit nëse qeveritë nuk ndërmarrin masa të menjëhershme dhe gjithëpërfshirëse për stabilizimin e financave publike.

Në një studim të publikuar të hënën, ekonomistët e FMN-së theksojnë se qasja graduale e ndjekur deri më tani nga shumë vende evropiane po arrin kufijtë e saj, ndërsa presionet fiskale po shtohen për shkak të plakjes së popullsisë, kostove të tranzicionit energjetik, rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen dhe ritmit të ngadaltë të rritjes ekonomike.

Studimi, i hartuar nga Lick Ehrault, Mahika Gandhi, Andrew Hodge, Giacomo Magistretti, Ian Stewart, Mengxue Wang dhe Jiae Yu, paralajmëron se nëse këto presione afatgjata mbi buxhetet publike nuk adresohen në kohë, borxhi publik në shumë vende evropiane mund të ndjekë një “trajektore shpërthyese”.

Sipas autorëve, ndërhyrjet e kufizuara nuk do të jenë të mjaftueshme për të përballuar sfidat fiskale.

“Nëse presionet afatgjata mbi shpenzimet mbeten të paadresuara, dinamika e borxhit mund të hyjë në një trajektore shpërthyese në shumë vende evropiane. Ndërhyrjet e vogla nuk janë të mjaftueshme duke pasur parasysh shkallën e rregullimit të kërkuar dhe madje mund të çojnë në lodhje nga reformat”, thuhet në studim.

FMN u bën thirrje qeverive evropiane të ndërmarrin reforma më të thella fiskale dhe strukturore për të garantuar qëndrueshmërinë e financave publike dhe për të shmangur përkeqësimin e borxhit në vitet e ardhshme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top