VAR nderoi Argjentinën, Xhaka pas eliminimit të Zvicrës: Gjyqtari e “vrau” ndeshjen!

Çdo gjë po shkonte mirë për Zvicrën ndaj Argjentinës, deri në minutën e 72-të. Xhaka me shokë kishin rikthyer baraspeshën në çerekfinalen e Botërorit, ndërsa një simulim i pabesueshëm i Embolo i kushtoi shtrenjtë Zvicrës.

Rregulli “Identiteti i Gabuar” u bë faktor për fatin e sfidës, ndërsa ishte VAR që ndërhyri dhe nderoi Argjentinën. Paredes ishte ndëshkuar fillimisht me karton të verdhë për një simulim të dukshëm të Embolo. Ky i fundit e kishte ndërkohë një karton të verdhë.

Gjyqtari e gjykoi gabim në fushë, për këtë edhe ndërhyri VAR. Pas rishikimit të rastit, Embolo mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua me të kuq. Megjithatë rregullorja e FIFA-s lë vend për interpretim.

“Kur arbitri jep një karton të verdhë ose të kuq, por është e qartë se ka ndëshkuar lojtarin e gabuar të njërës prej skuadrave për shkeljen në fjalë, vetë shkelja nuk mund të rishikohet, përveç rasteve që lidhen me identitetin e gabuar”, shkruhet në rregulloren e re të FIFA-s.

E diskutueshme mbetet nëse bëhet fjalë për “identitet të gabuar”. Në fakt duket më shumë si gabim i gjyqtarit në fushë, që u mashtrua nga simulimi. Më saktë, nuk u ngatërrua lojtari por u mor vendim i gabuar dhe u dha padrejtësisht karton i verdhë.

Ndaj shikohet me shqetësim, pasi kështu VAR mund të ndërhyjë edhe për gabimet më të vogla.

Ndërkohë pas ndeshjes, Granit Xhaka u shpreh se me atë vendim arbitri vrau ndeshjen: “Me këtë vendim ai e vrau ndeshjen. Ky është mendimi im. Nuk e di se çfarë tjetër mund të bënte arbitri, por mos e vrit ndeshjen.- tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top