Protesta e 43-të kundër qeverisë Rama, qytetarët “zbresin” sërish sot në shesh

Do të mbahet këtë të dielë protesta e 43-të e qytetarëve kundër qeverisë së Edi Ramës. Edhe sot grumbullimi i protestuesve do të nisë nga sheshi Skënderbej dhe më pas do marshohet drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Qytetarët janë të vendosur në qëndresën e tyre kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa çdo ditë ata artikulojnë shqetësimet sociale dhe ekonomike me të cilat përballen për shkak të qeverisjes.

Protestat janë karakterizuar me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëri e re”, “Ju erdhi fundi”, etj.

Protestave u janë bashkuar edhe qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.Pas fjalimeve të mbajtura para godinës së Kryeministrisë, protestuesit bëjnë një marshim nëpër rrugët e kryeqytetit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top