Sot dita e 42-të e protestës kundër Edi Ramës, iu u bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora

Sot mbahet protesta e 42-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë njoftuar se në tubimin e kësaj të shtune do të bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët prej kohësh janë përfshirë në mbështetje të kësaj kauze.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Edhe mbrëmjen e kaluar, protestuesit marshuan në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke brohoritur dhe bërë thirrje për largimin e Ramës dhe gjithë klasës politike.

Gjatë 42-ditëve protestë qytearët kanë brohoritur slogane si: “Qeveri e krimit”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe “Ju erdhi fundi”.

Qeveria Rama është përballur së fundmi edhe me një tjetër skandal pasi dha 4 milionë euro nga fondi i rezervës për koncertin e reperit amerikan Kanye West, që mbahet sot. Protestuesit e kanë cilësuar këtë veprim si të turpshëm në një kohë kur vendi ka nevojë për fonde në fusha të ndryshme që prekin njerëzit çdo ditë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top