Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës, Rama: KFOR s’do ketë dalje publike/ Policët duhet të lirohen

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë sërish thirrje autoriteteve serbe që të lirojnë 3 efektivët e Policisë së Kosovës, të arrestuar pak ditë më parë.

Pyetja- Tre policët në Kosovë, a keni folur me Ramën, apo jeni dorëzuar?

Edi Rama: Është imediate nevoja që të tre poliët e Kosovës të kthehen në shtëpi. Përtej pretendimeve që janë kapur aty apo kanë hyrë atje, për të cilat KFOR nuk do të japë konkluzion publik, është absolutisht e qartë në të gjitha rastet 3 efektivët nuk kanë bërë asnjë krim, edhe nëse do supozohgej se kanë shkelur vijën e kufirit, ajo ka një përgjigje, kthimin e tyre në Shqipëri. Ne jemi fokusuar për ta bërë të mundur, po përdorim të gjitha kanalet që të ndidh sa më parë.

Zgjidhja e përbashkët është ajo nga përfaqësia euro atlantike, me pika shumë të qarta dhe të palëvizshem të de-eskalimit dhe ajo që është më e rëndësishmja që paqja është në tryezë, dokumnenti i marrëveshjes është në tryezë për të mbyllur nje kapitull shumë të gjatë e të dhimbshëm e ta bëjmë Kosovën një vend të njohur ndërkombëtarisht.

Të bëhët paqja përfundimtare në tryezë, Kosova ka mundësinë e artë e mbështetur nga BE dhe SHBa. Është gjëja më e mirë që mund ti ndodh Kosovës.

Ajo marrëveshje që është në tavolinë, nuk do të jenë aty përgjithmonë , situatat mund të ndryshojnë.

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top