Shakira ka zbuluar se futbollisti francez Kylian Mbappé ishte personi i parë që pranoi ftesën për të marrë pjesë në videoklipin e këngës së saj “Dai Dai”, duke e cilësuar këtë si një gjest që nuk do ta harrojë, përcjell Gazeta Metro.
Këngëtarja kolumbiane tha se Mbappé nuk hezitoi ta mbështeste projektin, duke pranuar menjëherë të ishte pjesë e videoklipit që në fazat e para të realizimit.
“Kylian Mbappé ishte lojtari i parë që pranoi të merrte pjesë në videoklipin muzikor të ‘Dai Dai’. I jam përgjithmonë mirënjohëse”, është shprehur Shakira.
“Dai Dai” i Shakirës që ka tërhequr interes të madh, ndërsa pjesëmarrja e Mbappés në videoklip ka shtuar kuriozitetin e publikut për këngën e re të artistes.
🚨 Shakira: "Kylian Mbappé was the FIRST PLAYER who agreed to participate in the Dai Dai music video.
I'm FOREVER grateful to him." pic.twitter.com/mm9YOSUj8T
— Madrid Zone (@theMadridZone) July 10, 2026