Loire thahet nga vapa ekstreme, lumi më i madh i Francës kthehet në një shkretëtirë

Thatësira e rëndë dhe vala historike e të nxehtit që ka përfshirë Evropën Perëndimore po lënë pasoja të dukshme në Francë. Lumi Loire, më i gjati në vend dhe një nga më të njohurit në Evropë, ka pësuar rënie drastike të nivelit të ujit, duke u shndërruar në zona të gjera me rërë që të kujtojnë një peizazh shkretinor.

Mediat e huaja bëjnë me dije, se atje ku dikur rridhte ujë, sot shtrihen hapësira të gjera rëre, me vetëm pellgje të vegjël të ndenjur që kanë mbetur në shtratin e lumit. Loire, me gjatësi afërsisht 1.000 kilometra, është lumi më i madh në Francë, por temperaturat e larta të zgjatura dhe mungesa e reshjeve e kanë ndryshuar në mënyrë dramatike imazhin e tij.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top