Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë në një reagim këtë të mërkurë ka reaguar lidhur me vendimmarrjen e Këshillit të Qarkut Shkodër për dhënien e statusit të “Dëshmorit të Atdheut” gjyqtarit të vrarë, Astrit Kalaja.

Në reagim, Shoqata e Gjyqtarëve thekson se ka ndjekur me interes këtë çështje teksa e ka cilësuar si një nga kërkesat e paekuivokta dhe unanime të Konferencës së Gjyqtarëve të mbajtur më 9 tetor 2025.

Ata mirëpritën vendimmarrjen e Këshillit të Qarkut Shkodër si një hap i rëndësishëm në finalizimin e procesit administrativ të njohjes dhe dhënies së këtij statusi.

Gjithashtu Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve kërkoi dhe inkurajoi edhe institucionet e tjera kompetente që të përmbyllin sa më të shpejtë procesin e njohjes dhe dhënies së statusit të “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja i cili u vra më datë 6 tetor në krye të detyrës. Sipas tyre ky është trajtimi i denjë dhe ligjor i cilitdo person që vritet në krye të detyrës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top