Veliaj kërkon lirimin e menjëhershëm, mbrojtja: Gjykata e Lartë të ndryshojë masën e sigurisë dhe ta nxjerrë nga kafazi i xhamit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe shqyrtimin në themel të pretendimeve të tij, pa e kthyer çështjen për rigjykim në gjykatat më të ulëta. Sipas mbrojtjes, gjykata duhet të vlerësojë nëse masa “arrest në burg” vazhdon të jetë e domosdoshme dhe proporcionale, nëse rreziqet procedurale janë argumentuar konkretisht dhe nëse janë shqyrtuar seriozisht masa alternative të sigurisë.

Në kërkesë ngrihet edhe çështja e mbajtjes së Veliajt në kafazin prej xhami gjatë seancave gjyqësore. Mbrojtja argumenton se kjo praktikë cenon dinjitetin njerëzor dhe bie ndesh me parimin e prezumimit të pafajësisë, duke kërkuar nxjerrjen e tij nga “kafazi” gjatë zhvillimit të proceseve gjyqësore. Një tjetër argument lidhet me mandatin e kryebashkiakut. Sipas mbrojtjes, Veliaj është zgjedhur për një mandat katërvjeçar, nga qershori 2023 deri në qershor 2027, dhe vijimi i arrestit po e bën praktikisht të pamundur ushtrimin e detyrës. Kjo, sipas saj, nuk prek vetëm lirinë personale të Veliajt, por edhe të drejtën e qytetarëve që kanë votuar për përfaqësuesin e tyre. Mbrojtja paralajmëron se kthimi i çështjes për rishqyrtim në shkallët më të ulëta do të sillte vonesa të tjera procedurale, duke rrezikuar që çdo vendim përfundimtar të jepej pasi një pjesë e konsiderueshme e mandatit të ishte konsumuar, çka do ta bënte të pamundur rikthimin efektiv të të drejtave të pretenduara si të cenuara. Për këto arsye, mbrojtja i kërkon Gjykatës së Lartë të ushtrojë kompetencën e saj, të ndryshojë masën e sigurisë dhe të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të Erion Veliajt.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top