Marjana Koçeku për Euractiv: Brukseli të mos e trajtojë më Edi Ramën si zërin e vetëm evropian të Shqipërisë

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e larguar muajin e kaluar nga Partia Socialiste, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të mos e konsiderojë më kryeministrin Edi Rama si zërin e vetëm evropian të Shqipërisë.

Në një intervistë për Euractiv, në kulmin e protestave që prej më shumë se një muaji kërkojnë largimin e kreut të qeverisë, Koçeku deklaroi se vendosi të largohej nga Partia Socialiste, pasi nuk mund të mbështeste më politika që, sipas saj, dëmtojnë mjedisin.

“Nuk mund t’i përkisja më një grupi që jo vetëm nuk e mbështet mjedisin, por harton politika që e dëmtojnë atë. Kam mbështetur edhe nismat e kolegëve të opozitës, sepse e konsideroj këtë si të drejtën time qytetare”, u shpreh ajo.

Protestat, të cilat kanë zgjatur prej më shumë se një muaji, kundërshtojnë projektet turistike të planifikuara pranë zonës së mbrojtur Vjosa-Nartë, përfshirë investime të lidhura me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump. Lëvizja është pagëzuar nga protestuesit si “Revolucioni i Flamingove”, në referencë ndaj flamingove që jetojnë në këtë ekosistem.

Sipas Koçekut, protestat janë shprehje e një krize të thellë besimi ndaj institucioneve dhe klasës politike.

“Nuk ka më legjitimitet, as për qeverinë dhe as për opozitën tradicionale. Të dyja kanë treguar se punojnë vetëm për interesa të një grupi të vogël”, deklaroi deputetja e pavarur.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top