Disa protestues thyen xhamat e Komisariatit Nr.3/ Arrestohet njëri prej tyre, 7 nën hetim

Pak ditë më parë disa protestues, teksa po zhvillohej protesta para Komisariatit Nr.3, thyen xhamat e godinës.

Këtë të hënë është vënë në pranga Erald Heqimaj. Ndërkohë, 7 persona të tjerë, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Gjithashtu, 4 persona janë shpallur në kërkim, ndërsa identitetet e tyre nuk bëhen publike për shkak se hetimet vijojnë.

Heqimaj nuk rezulton me precedent të mëparshëm. Ai ka deklaruar se u ekzaltua nga turma prandaj nisi të qëllonte me shkop.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top