Marine Le Pen shpallet fajtore, dënohet me tre vjet burgim

Liderja e së djathtës ekstreme franceze, Marine Le Pen, është shpallur fajtore dhe është dënuar me tre vjet burgim, nga të cilat dy vjet janë me kusht, ndërsa një vit do ta vuajë në arrest shtëpiak me byzylyk elektronik.

Gjykata vendosi gjithashtu një ndalim prej 45 muajsh për kandidimin në zgjedhje, nga të cilët 30 muaj janë të pezulluar. Përveç kësaj, Le Pen është dënuar me një gjobë prej 100 mijë eurosh.

Sipas raportimeve, duke qenë se i janë njohur 15 muaj të vuajtur më parë, ajo teorikisht mund të vazhdojë aktivitetin e saj politik dhe të zhvillojë fushatë zgjedhore, në varësi të zbatimit të vendimit dhe procedurave ligjore.

Marine Le Pen ka deklaruar se nuk dëshiron të zhvillojë fushatë elektorale duke mbajtur byzylyk elektronik, megjithëse nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndryshimit të këtij qëndrimi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top