Berisha: Banorëve në jug po u blihen pronat me trasta me para

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga selia blu hodhi akuza të rënda për projektet që pritet të ndërtohen në vebdin tonë, duke iu referuar edhe këtë herë librit “Albanian Files”.

Ai tha se kryeministri Rama e përdor Shqipërinë si çiflig, duke ua dhënë tokat trafikantëve.
Berisha në fjalën e tij deklaroi se tokat në gjug po blihen me para që e kanë origjinën nga trafiku i drogës.

“Libri i kuq “Albanian Files është”, një libër që tregon se Rama e trajton Shqipërinë si çiflig, të cilin ua ka dhënë baronëve të drogës.
Libri i kuq është aktakuza më e rëndë ndaj një diktatori, që dëshmon se ky njeri nuk njeh Kushtetutë, ligje kombëtare as ndërkombëtare, se për këtë njeri, njësoj si për sulltanët e shekujve më parë që kishin ligj se toka, ajri dhe uji janë pronë e perandorit.
Edhe për Edi Ramën zonat më panoramike, të brigjeve, maleve, kodrave, deteve janë prona që u jepen për zhvillim trafikantëve.
Dëshmitë janë flagrante, ju i keni parë sesi banorët po shpërngulen, trafikanët po u shkojnë me trajsa me para. U blenë pronat dhe po i largojnë nga trojet e tyre. Tentakulat e mafies së rrezikshme që po rrafshon kodrat në jug, po shpopullojnë me narkoeruo brigjet e Shqipërisë”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top