Dorëhiqet Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, KLSH kishte kërkuar largimin e tij

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Erzen Tola, është larguar nga detyra pas dorëheqjes së tij, vendim që vjen pas rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH).

Sipas informacioneve paraprake, KLSH kishte kërkuar largimin e Tolës nga funksioni, pasi në auditimet e kryera kishte konstatuar shkelje në ushtrimin e detyrës. Në raportin më të fundit thuhet se ai nuk ka ndjekur në mënyrë të plotë zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Lartë për punonjësit e larguar nga detyra, si edhe nuk ka siguruar kontroll efektiv mbi shpenzimet e karburantit, duke shkaktuar dëme financiare në buxhetin institucional.

Erzen Tola ishte emëruar fillimisht gjatë drejtimit të ministrisë nga Ogerta Manastirliu dhe e kishte vijuar detyrën edhe më pas. Sipas raportimeve, rekomandimet e KLSH për largimin e tij nuk ishin zbatuar më herët. Dorëheqja e tij vjen pas publikimit të gjetjeve të auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top