Temperaturat e larta përkeqësojnë situatën energjetike në vend/ Bie niveli i prurjeve në kaskadën e Drinit

Temperaturat e larta të javëve të fundit, mungesa e reshjeve dhe rritja e konsumit të energjisë elektrike po reflektohen drejtpërdrejt në kaskadën e lumit Drin.
Prurjet në Liqenin e Fierzës kanë rënë ndjeshëm, duke detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të mbështetet edhe te importi i energjisë për të garantuar furnizimin gjatë sezonit veror.

Sipas të dhënave nga salla operative e HEC Fierzë, prurjet mesatare aktuale janë vetëm 35 metra kub ujë në sekondë, ndërsa niveli i liqenit ka zbritur në 292.16 metra mbi nivelin e detit, rreth 4 metra më pak krahasuar me mesin e muajit qershor, kur kuota ishte 295.88 metra.

Aktualisht në punë është vetëm një agregat, ndërsa tre agregatët e tjerë mbahen në gatishmëri. Prodhimi ditor i energjisë në Fierzë është rreth 110 megavat/orë, çka tregon një shfrytëzim të kujdesshëm të rezervave ujore në kushtet e prurjeve të ulëta.

Situata aktuale tregon se, në mungesë të reshjeve dhe me vijimin e temperaturave të larta, menaxhimi i rezervave ujore dhe importi i energjisë do të mbeten faktorë kyç për garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike në vend.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top