Brukseli i shqetësuar për Republikën Sërpska: Po bashkëpunojnë me të sanksionuarit e Moskës

Republika Sërpska dhe marrëdhëniet e saj me Moskën e kanë shqetësuar Bashkimin Europian.

Qëndrimi erdhi pasi Ministri i Punëve të Brendshme i entitetit të Republikës Sërpska, Zhelko Budimir, nënshkroi më 23 qershor në Moskë një memorandum bashkëpunimi me Oleg Baranovin, shefin e Drejtorisë Kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Federatës Ruse për qytetin e Moskës, i cili është i sanksionuar nga Bashkimi Evropian.

Me këtë, u vazhdua bashkëpunimi i vendosur më shumë se dhjetë vjet më parë, i cili parasheh shkëmbimin e informatave, trajnime profesionale, si dhe bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit dhe formave të tjera të kriminalitetit.

Parlamenti Evropian miratoi më 17 qershor një rezolutë për Bosnje dhe Hercegovinën, në të cilën dënoi bashkëpunimin e autoriteteve të Republikës Sërpska me zyrtarë rusë që gjenden nën sanksione ndërkombëtare.

Në rezolutë u theksua se marrëdhëniet e tilla përbëjnë rrezik për sigurinë dhe stabilitetin e Bosnje dhe Hercegovinës.

Bosnje dhe Hercegovina u është bashkuar zyrtarisht sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, por zbatimi i tyre kundërshtohet nga politikanët e Republikës Sërpska.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top