IKMT aksion në Jalë, shemben objekte pa leje përgjatë vijës bregdetare

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërmarrë mëngjesin e kësaj të premteje një aksion për prishjen e një beach bar-i në zonën e Jalës, në fshatin Vuno. Objekti, i cili ndodhej përgjatë vijës bregdetare, rezultoi se ishte ndërtuar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke mos disponuar lejen përkatëse për ushtrimin e aktivitetit ose ndërtimit.

Ndërhyrja e forcave të IKMT-së është zhvilluar gjatë orëve të hershme të mëngjesit dhe ka përfunduar pa shënuar asnjë incident. Burime nga terreni konfirmojnë se gjatë procesit të shembjes nuk ka pasur asnjë lloj kundërshtimi apo rezistence nga pronarët e objektit apo personat e pranishëm në zonë. Mësohet se, grupet e kontrollit janë duke verifikuar një sërë ndërtesash të tjera, me qëllim konstatimin e ndërtimeve pa leje apo të atyre që nuk plotësojnë kriteret ligjore për legalizim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top