Anëtari i grupit organizator të protestës: E vërteta e negociatave me Ramën

Andi Tepelena, njëri nga anëtarët e grupit organizator të protestës ka bërë një reagim në rrjetet sociale. Ai e mohon që të ketë negociata me kryeministrin Edi Rama.

“Përgënjeshtrim! Deputetja e Elbasanit Sara Mile paska thene nje lajm ne njê media të regjimit qe Rama do të hyka në bisedime për të zgjidhur ngërçin politik me protestën aha. Bisedime me kë?!, per çfarê?!

Dikush duhet t’i thote Sara Miles qe me fatkqesinë kombëtare ka vetem një kerkesë të panegociushme sikur të urdhërojë dhe ushtrinë me shtyp protestën;  dorëheqeje, dorëheqje dhe vetëm dorëheqje! Bisedimet mund t’i bëj me Sue Çelën, Taulant Ballen, Ulsi Manjen me Belinda Ballukun, Zegjinenë, krimin e organizuar oligarket “presta nome”, madje dhe me Berishën po të dojë, por me popullin protestues ta harroj!” – shkruan Tepelena. /LAPSI.al

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top