Shkon në 8 numri i personave të arrestuar për shkak të tensioneve të ndodhura paraditen e sotme në protestën para Kuvendit.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se në komisariatin nr.4 në kryeqytet ndodhen katër të arrestuar, mes tyre edhe aktivisti Gent Progni, ndërsa katër të arrestuarit e tjerë janë në komisariatin nr. 1.
Personat e arrestuar që po mbahen në komisariatin nr.4 janë identifikuar si: Besard Kajmi, Aristotel Elezaj, Gentjan Progni, Durim Bami.
Ndërkohë 12 persona të tjerë të cilët ndodhen në komisariatin nr.3 janë me statusin e personave të shoqëruar.