Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Kukës-Bicaj. Sipas policisë, rreth orës 01:40, drejtuesi i automjetit, shtetasi T. C., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një banese.
Si pasojë e aksidentit u dëmtuan drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjeret, M. C. dhe Xh. A. Të tre janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.