‘Të rrethojmë parlamentin e mos lejojmë deputetët!’/ Mbahet protesta e radhës para Kuvendit

Këtë të enjte, protestuesit kanë bërë thirrje për një tjetër tubim në orën 10:00 para Kuvendit. Njoftimi u bë gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme para Kryeministrisë. Një prej folësve u kërkoi qytetarëve të mblidhen për të protestuar gjatë seancës parlamentare dhe për të penguar hyrjen e deputetëve në Kuvend.

“Nesër, në orën 10:00, do të ndalojmë deputetët të hyjnë në Parlamentin tonë. U bëjmë thirrje punonjësve dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit të kenë kujdes se kë prekin me dorë. Parlamenti është i qytetarëve dhe jo i tyre”, u shpreh ai.

Protesta e kaluar para Kuvendit është shoqëruar me tensione. Sheshi para parlamentit u kthye në përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të Shqiponjave. Këta të fundit sërish përdorën dhunë gjatë shoqërimeve. 6 nga protestuesit u ndaluan, ndërsa disa orë më pas Dritan Goxhaj dhe 5 të tjerët u liruan.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top