Bielsa largohet nga Uruguai pas dështimit në Botëror: “Lojtarët nuk ndiheshin rehat me mua”

Pas tre vitesh përfundon cikli i teknikut Marcelo Bielsa në krye të Uruguait. Një largim i dhimbshëm, i vulosur nga dështimi i madh në Botëror, ku skuadra u eliminua që në fazën e grupeve mes një klime të tensionuar, me dhomën e zhveshjes të përçarë dhe lojtarët që tashmë nuk e ndiqnin më trajnerin. Komisioneri teknik i dha fund këtij kapitulli me një konferencë për shtyp që zgjati një orë e gjysmë, ku u përpoq të shpjegonte se çfarë kishte ndodhur, duke rrëzuar teoritë e ditëve të fundit dhe duke sqaruar çdo pikë, duke nisur nga raporti me skuadrën dhe kërkesat që i ishin bërë.

“A i fitova lojtarët? Jo. A ndiheshin rehat me mua? Jo. Mund të them gjithashtu se me dy ose tre prej tyre kam një marrëdhënie miqësore dhe plot respekt.”

Lamtumira e Bielsës nga Uruguai
Është një përshëndetje e hidhur, në të cilën trajneri nuk mohon se ka dështuar, duke marrë vetëm dy pikë ndaj Kepit të Gjelbër, Arabisë Saudite dhe Spanjës. Shumë pak edhe për të hyrë mes skuadrave më të mira të vendeve të treta. Kështu, “Celeste” i dha lamtumirën Botërorit mes polemikave të shumta, ndërsa Bielsa u largua me keqardhje.

“Ky fund është shumë i dhimbshëm për shkak të shpresave që kisha kur nisa këtë projekt, për mënyrën se si përfundoi dhe për përpjekjen ku përfshiva shumë njerëz, sidomos lojtarët, të cilët treguan një angazhim të jashtëzakonshëm. Nuk kam justifikime për të shpjeguar pse skuadra mori vetëm dy pikë nga nëntë të mundshme.”

Çështja më delikate ishte raporti me lojtarët, që nga jashtë dukej i degraduar. Ish-trajneri i Uruguait tregoi se kishte dialog me grupin edhe për aspektet negative dhe se kishte pranuar kërkesat e tyre. “Kam zhvilluar takime me lojtarët që të më tregonin çfarë nuk u pëlqente në mënyrën time të punës. Gjëja e parë që më thanë ishte se jepja shumë informacion. E reduktova në më pak se gjysmën. I shkurtova mesazhet, i bëra më të qarta dhe më të kuptueshme. Nuk funksionoi dhe ndalova së bëri këtë.”

Më pas ai mbrojti punën e tij nga kritikat e jashtme: “Një ish-lojtar i kombëtares uruguaiane tha se në fushë shihej qartë se grupi dhe trajneri ishin të ndarë. Unë them pikërisht të kundërtën. Ishim mjaftueshëm të bashkuar për të vrapuar 20% më shumë se Arabia Saudite, 30% më shumë se Kepi i Gjelbër dhe 25% më shumë se Spanja.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top