Nga veriu në jug, Kadastra përfundon regjistrimin fillestar në 118 zona kadastrale

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka përmbyllur me sukses procesin e regjistrimit fillestar në 118 zona kadastrale nga veriu në jug, duke shënuar një tjetër etapë të rëndësishme në modernizimin e administrimit të pronës dhe në përmbushjen e objektivave të reformës së kadastrës, në përputhje me angazhimet e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Procesi ka kaluar në të gjitha fazat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Në terren janë kryer matjet dhe verifikimet për çdo pasuri, ndërsa është administruar i gjithë dokumentacioni i paraqitur nga qytetarët dhe subjektet përkatëse. Më pas janë përpunuar të dhënat teknike dhe hartografike, duke mundësuar krijimin e një baze të saktë informacioni për secilën zonë kadastrale.

Pas përfundimit të kësaj faze, të dhënat i janë nënshtruar afishimit publik, duke garantuar transparencën e procesit dhe të drejtën e qytetarëve për të verifikuar informacionin e pasurive të tyre, sipas procedurave të përcaktuara në ligj.

Me përfundimin e afishimit publik dhe përgatitjen e materialeve përfundimtare, ASHK ka hyrë tashmë në fazën e ngarkimit të të dhënave në sistemin elektronik, proces që do të mundësojë krijimin e regjistrave kadastralë për secilën nga 118 zonat. Ky hap konsolidon administrimin e pronës mbi një bazë të unifikuar, të digjitalizuar dhe më të besueshme, duke rritur sigurinë juridike për pronarët dhe duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve kadastrale.

Regjistrimi fillestar mbetet një nga proceset më të rëndësishme në reformën e kadastrës, pasi krijon për herë të parë një regjistër të plotë dhe të saktë të pasurive të paluajtshme në zonat përkatëse, duke eliminuar pasaktësitë historike dhe duke lehtësuar ofrimin e shërbimeve për qytetarët, bizneset dhe institucionet.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top