Shoqërimi me forcë i protestuesve para parlamentit, eurodeputetja Jutta Paulus: Dhuna nuk është kurrë e pranueshme

Eurodeputetja gjermane e të Gjelbërve, Jutta Paulus, ka reaguar pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në Tiranë. Paulus ka deklaruar se “dhuna nuk është kurrë e pranueshme”. Në një prononcim për Politico, eurodeputetja tha se protesta, ku mori pjesë të hënën, ishte zhvilluar në një atmosferë paqësore, me pjesëmarrjen e shumë familjeve dhe fëmijëve. Lidhur me incidentet e së martës, ajo u shpreh se nuk ishte e pranishme, por nënvizoi se çdo formë dhune është e papranueshme.

Përplasjet ndodhën të martën para Kuvendit. Protestuesit u mblodhën gjatë zhvillimit të seancës plenare. Gjatë tubimit pati tensione mes protestuesve dhe policisë. Gjashtë aktivistë u shoqëruan nga forcat e rendit.

Pas ndalimeve, protestuesit marshuan drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve dhe duke akuzuar policinë për përdorim të dhunës. Në mbështetje të protestuesve kanë qenë në Tiranë edhe eurodeputetet Tineke Strik, Ilaria Salis dhe Anna Strolenberg.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top