Netanyahu urdhër forcave ushtarake: Të shkatërrohet plotësisht infrastruktura e Hezbollahut

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar forcat e armatosura izraelite të shkatërrojnë plotësisht infrastrukturën e Hezbollahut në jug të Libanit, gjatë një vizite te trupat e dislokuara në zonë.

Sipas një deklarate të publikuar nga zyra e tij, Netanyahu theksoi se objektiv i operacioneve janë të gjitha strukturat që përdoren nga krahu ushtarak i Hezbollahut për të kryer sulme ndaj veriut të Izraelit, përfshirë edhe rrjetin e tuneleve nëntokësore.

“Ky është urdhri, të mos mbetet asgjë në këmbë. Zbatojeni”, është shprehur Netanyahu, sipas deklaratës së publikuar në platformën X.

Kryeministri izraelit u bëri thirrje gjithashtu ushtarakëve që të ndërhyjnë menjëherë sapo të identifikojnë një kërcënim, pa pritur udhëzime të tjera nga komandat.

Netanyahu përjashtoi mundësinë e tërheqjes së forcave izraelite nga zonat që kontrollojnë në jug të Libanit, duke theksuar se prania ushtarake do të vazhdojë derisa Hezbollahu të çarmatoset plotësisht dhe të eliminohet çdo kërcënim ndaj sigurisë së Izraelit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top