Harta e të nxehtit në Europë, qendra e Shqipërisë po shfaqet si zona më e goditur nga vala e të nxehtit

Qendra e Shqipërisë renditet ndër zonat më të goditura nga vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën. Sipas hartave të publikuara nga World Health Organization (OBSH), temperaturat maksimale në disa pjesë të vendit kalojnë 35 gradë Celsius dhe në disa zona afrojnë 40 gradët. Të dhënat e bazuara në matjet e 23 qershorit 2026 tregojnë se rajonet e Tiranës, Elbasanit, Fierit dhe Lushnjës janë përfshirë nga temperaturat më të larta. Zonat bregdetare dhe ato malore paraqiten me temperatura disi më të ulëta.

Sipas OBSH-së, Shqipëria ndodhet në të njëjtin brez të nxehtësisë me pjesë të Greqisë, Italisë jugore dhe Ballkanit jugor, ndërsa temperatura edhe më të larta janë regjistruar vetëm në disa zona të Spanjës, Francës jugore dhe Turqisë.

Organizata paralajmëron se vala e të nxehtit po ushtron presion të madh mbi sistemet shëndetësore në Europë. Në Francë janë shtuar ndjeshëm thirrjet për urgjencë mjekësore, në Londër është regjistruar një rekord i rasteve kërcënuese për jetën, ndërsa Spanja ka raportuar mbi 300 vdekje të lidhura me temperaturat e larta brenda pak ditësh. Italia ka raportuar pesë viktima në 24 orë.

OBSH thekson se Europa po ngrohet më shumë se dy herë më shpejt se mesatarja globale dhe valët e të nxehtit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe intensive. Megjithatë, organizata vlerëson se masat parandaluese, si sistemet e paralajmërimit të hershëm, hapësirat për freskim dhe mbrojtja e grupeve më të rrezikuara, kanë ndihmuar në uljen e numrit të viktimave dhe u bën thirrje vendeve europiane të forcojnë planet e tyre për përballimin e temperaturave ekstreme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top