Pengmarrja e 3 policëve, Natasha Kandiç bën thirrje për lirimin e efektivëve

Natasha Kandiç, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka reaguar pas marrjes peng të së tre policëve të Kosovës nga Serbia.

Në një postim në Twitter, zonja Kandiç ka shkruar se Serbia duhet t’i kthejë policët në Kosovë. Ajo ka përmendur edhe tre vëllezërit Bytyqi, ish-ushtarë të UÇK-së, të cilët u morën peng teksa kalonin përmes Serbisë dhe më pas u vranë nga Policia e Serbisë, pas përfundimit të luftës në Kosovës.

“MUP t’i kthejë policët kosovarë në Kosovë, me besimin se nuk e dinin se kishin kaluar kufirin dhe në shenjë kujtimi të fatit të vëllezërve Bytyqi, të cilët kaluan kufirin duke ndihmuar romët për të kaluar në Serbi dhe kurrë më nuk u panë të gjallë.” – ka shkruar Kandiç në Twitter.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top