Dita e 29-të e protestes antiqeveritare që po zhvillohet në vend i ka “frymëzuar” protestuesit të vazhojne qendrimin e tyre perpara kryeministrisë edhe gjatë natës për disa herë rradhazi.
Mëngjesi i ditës së sotme i ka gjetur një grup prej tyre të vendosur te pemët, disa janë ulur në karrige metalike ndërsa të tjerë janë shtrirë në shtresat që kanë marrë me vete.
Në pemë qendrojnë të varura flamuri kombëtar dhe një flamingo, teksa pranë vetes ata mbajnë pankartat ku shkruhet “Rama ik!, Berisha ik!”