Mundësi shkëmbimi mes të rrëmbyerve dhe kriminelit serb/ Kurti: Nuk bëjmë pazare!

I pyetur nga gazetarët për një shkëmbim të mundshëm mes 3 policëve të Kosovës të rrëmbyer dhe kriminelit serb Millun Millenkoviç, Kurti tha se një gjë e tillë nuk është aspak në planet e tj.

Ai tha se arrestimi i Millenkoviç ka shkaktuar panik tek kriminelët e tjerë të cilët nuk e mendonin se diçka e tillë mund të ndodhte.

“Tre policët që janë rrëmbyer nga njësia ushtarake e Serbisë kanë qenë në një rrugë ilegale ku ndalohej kontrabanda. Përballë tyre jkanë pasur njësi të specializuara të Serbisë. Në anën tjetër kemi një kriminel serbe që nuk është bërë kriminel vetëm në protestat në veri por ka dosje të trashë të veprave kriminale të kryera në Kosovë. Këtu ka sundim ligji, republikë demokratike. Arrestimi i Millenkovicit i ka bërë të panikosen të gjithë kriminelët. Nuk kanë mundur ta besojnë që ndodh arrestimi i tij. Prandaj kanë reaguar në atë mënyrë. Ne nuk bëjmë pazare. Nuk di që Beogradi ka kërkuar ndonjë lloj shkëmbimi. Atë edhe mund ta kërkojnë dicka të tillë, por ju nuk keni nevojë të paraqitni këtë si mundësi sepse jeni qytetarë të republikës sonë. Për çfarë shkëmbimi jeni duke folur?”– tha Kurti.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top