Dukagjin Lipa me lot në sy në dasmën e Duas, ndan disa fotografi nga celebrimi

Dukagjin Lipa, babai i superyllit me famë botërore Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit një seri fotografish nga dasma e vajzës së tij me aktorin britanik Callum Turner.

 


Në postimin e tij ai ka ndarë disa nga momentet më të bukura të dasmës duke sjellë kujtime të veçanta nga dita më e rëndësishme e çiftit.

 

Fotografitë pasqyrojnë atmosferën e ngrohtë familjare, emocionet e forta dhe çastet më të bukura të festës.

 

Një nga fotografitë që ka tërhequr më shumë vëmendje është ajo ku Dukagjin Lipa e shoqëron Duan drejt altarit, një moment tejet emocionues për çdo prind.

Po aq prekëse është edhe fotografia ku Dukagjini shfaqet me lot në sy, teksa mbante fjalimin e tij gjatë dasmës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top