Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për mesfushorin e Sunderland.
Sipas gazetarit gjerman Florian Plettenberg, palët mes lojtarit dhe Chelseat kanë arritur marrëveshje personale, ndërsa tani mbetet që të gjendet akordi mes dy klubeve për finalizimin e transferimit.
Xhaka kishte marrëdhënie të shkëlqyeshme me Xabi Alonso sa ishin në Bayer Leverkusen ku fituan titullin kampion të Gjermanisë në një sezon të mrekullueshëm pa asnjë humbje.
Xhaka ishte një prej futbollistëve më të lëvduar në Premier League sezonin e kaluar ku si kapiten i Sunderland i priu ekipit në kualifikimin në gara europiane menjëherë pas kthimit në ligën superiore angleze. Ai ishte instrumental si lider i skuadrës.