Këngëtari i mirënjohur botëror, Bryan Adams, ka mbajtur një koncert në kryeqytetin e Kosovës. Me interpretimet e disa prej hiteve të tij, si “Summer of 69”, “Everything I do, I do it for you”, “Lonely nights” dhe “The only thing that looks good on me is you”, etj. Adams tani 67 vjeçar, ka prekur publikun kosovar.
Madje, gjatë këtyre interpretimeve, Adams, është shoqëruar edhe nga vet publiku i pranishëm në koncert.
Këngëtari, përmes muzikës së tij, arriti edhe në Prishtinë të krijonte lidhje me të pranishmit përmes emocioneve të krijuara.
Adams gjatë koncertit, siç shihet edhe në videot e publikuara, u shoqërua me piano, derisa ai vetë, kishte një kitarë. Yll kanadez i “rock’ut të butë” ( soft rock) që u bë i famshëm globalisht në vitet 80’të, sipas disa të dhënave ka shitur mes 75-100 milionë kopje të albumeve.