Ana Galocha ka vendosur të reagojë publikisht pas kritikave që kanë përfshirë bashkëshortin e saj, Davide Ancelotti, pas një episodi që u bë viral gjatë ndeshjes mes Brazilit dhe Skocisë në Botërorin 2026. Gjithçka nisi nga një video e shkurtër e transmetuar gjatë takimit, ku ndihmëstrajneri i kombëtares braziliane shihej duke tundur kokën pikërisht në momentin kur Neymar po merrte udhëzimet e fundit përpara se të hynte në fushë. Në rrjetet sociale, gjesti u interpretua nga shumë persona si një shenjë kundërshtimi ndaj vendimit teknik, edhe pse nuk kishte asnjë provë që ta mbështeste këtë version.
Çështja ndezi shumë shpejt debatin në Brazil, me shumë përdorues të rrjeteve sociale që sulmuan djalin e teknikut Ancelotti. Për këtë arsye reagoi bashkëshortja e tij, Ana Galocha, e cila përmes profilit të saj në Instagr
Filho do Ancelloti parecia não ter gostado da entrada do Neymar? pic.twitter.com/fXz201YVuf
— Pavão Misterious (@misteriouspavao) June 25, 2026
am denoncoi valën e mesazheve fyese që ka marrë.
Brazil, stuhi kritikash ndaj Davide Ancelotti për rastin Neymar
“Po i jepni asaj pamjeje një kuptim që nuk ka aspak lidhje me realitetin. Që prej kësaj mëngjesi po marr një numër të jashtëzakonshëm fyerjesh. Ne jemi të parët që duam ta shohim Brazilin fitues”, shkroi bashkëshortja e Ancelottit të ri.
Polemikat u përforcuan nga disa profile shumë të ndjekura në rrjetet sociale, të cilat shpërndanë videon duke e shoqëruar me interpretime që nuk janë konfirmuar kurrë. Brenda pak orësh, ky version u përhap me shpejtësi në internet, duke nxitur mijëra komente negative ndaj ndihmëstrajnerit të Brazilit.
Ky episod është një tjetër shembull se si, gjatë këtij Botërori, përmbajtje të nxjerra jashtë kontekstit ose të interpretuara në mënyrë arbitrare mund të bëhen virale. Në këtë rast, videoja ishte autentike, ashtu si edhe gjesti i Davide Ancelottit, por ishte narrativa e ndërtuar rreth pamjeve ajo që krijoi polemikën.
