Bashkëshortja e Neymar e bezdisur nga epiteti ‘grua-trofe’: “Unë paguaj faturat”

Bruna Biancardi është partnerja e Neymar që nga fillimi i vitit 2022. Të dy u martuan civilisht në vitin 2025 dhe kanë dy vajza, Mavie (2 vjeçe) dhe Mel (11 muajshe). Modelja dhe influencuesja braziliane 32-vjeçare është tani në pritje të vajzës së tretë me futbollistin, i cili është tashmë baba i djalit të madh Davi Lucca dhe i vogëlushes Helena, e lindur në vitin 2024 nga një grua tjetër gjatë një periudhe ndarjeje nga Bruna, e cila ishte lodhur nga tradhtitë e shumta të tij. Marrëdhënia më pas u ribashkua dhe këto ditë Bruna po e shoqëron O Ney në Botëror me Brazilin.

Bruna Biancardi: “Unë i fitoj vetë paratë e mia”

E ftuar së fundmi në një podcast, Bruna iu përgjigj kritikave të atyre që mendojnë se ajo varet financiarisht nga Neymar, si edhe se qëndron me të vetëm për para, duke kaluar mbi të gjitha tradhtitë që janë bërë publike në këto vite. Modelja deklaroi se është ekonomikisht e pavarur, punon dhe është përgjegjëse për shpenzimet e saj, duke mbuluar edhe kostot e stafit që e shoqëron: “Njerëzit mendojnë se nuk punojmë, se rrimë në shtëpi, se jemi ‘gra-trofe’. Jo, prisni pak, sepse unë kam punën time, paguaj ekipin tim, kam paga për të paguar. I fitoj vetë paratë e mia, paguaj faturat”.

Bruna Biancardi, përveçse punon si modele në fushata publicitare për marka të ndryshme, është krijuese përmbajtjesh në rrjetet sociale, me projekte si “Bru na Cozinha”, që propozon video gatimi me të ftuar. Gjatë Botërorit, ajo po realizon një seri përmbajtjesh me titullin “Bru na Copa”.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top