Këngëtarja e njohur Shakira ka zbuluar se do t’i pëlqente të realizonte një bashkëpunim me artisten shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Këtë ajo e bëri të ditur në podcastin e vlogeres së njohur Lele Pons, e cila e pyeti se me cilin artist do të dëshironte të bashkëpunonte në të ardhmen.
“Do të më pëlqente të bashkëpunoja me Dua Lipën. Dua Lipa, a po më dëgjon? A e dini që ajo flet spanjisht?”, tha Shakira me entuziazëm gjatë bisedës.
Në ato momente, Lele Pons e përshkroi artisten shqiptare si “të mrekullueshme”, ndërsa Shakira nuk hezitoi të shprehte vlerësimin e saj duke u përgjigjur: “Ajo është e jashtëzakonshme”.